19:06 / 14.06.2022
Rrefimi i Lulzim Gecit në 23 vjetorin e Çlirimit
RTK
Lulzim Geci kujton 28 nëntorin e vitit 1997, ditën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës për herë të parë doli publikisht. “Kjo dalje ka ndodhë pikërisht në varrimin e babait tim, mësuesit Halit Geci, i cili është vrarë nga forcat serbe më 26 nëntor 1997, në shkollën e fshatit Llaushë”, ndanë historinë e tij personale Lulzimi. Kjo ngjarje tragjike e familjes së tij përkon me një prej datave më të rëndësishme të historisë së Kosovës.























