10:16 / 15.06.2022
Gjendet i vdekur një person në Mitrovicën e Veriut
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një person është gjetur i vdekur të martën në Mitrovicën Veriore.
Polica ka bërë të ditur se në ndërtesën e ish-Shtëpisë së Shëndetit është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.