Grupi shqiptar në Brazil kapet me 1 ton kokainë!
Kronika

Grupi shqiptar në Brazil kapet me 1 ton kokainë!

rtsh.al

Një operacion i koordinuar “da Vinci” i zhvilluar nga autoritetet e Brazilit, ato portugeze dhe DEA-s amerikane, ka bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës që vepronin në Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Monako dhe Australi.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1 ton kokainë, ndërsa në kërkim janë shpallur poseduesit e saj Altin Drimadha dhe një tjetër shqiptar që mendohet se arratisur drejt kufirit të Bolivisë dhe është koka e grupit kriminal.

Altin Drimadha ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe me lokalizimin e vendit të tij, policia e Brazilit nisi operacioni ku arrestoi dy nga shoqëruesit e Drimadhës por jo atë.

Policia e Brazilit sekuestroi 350 kg kokainë në një shtëpi në Sao Paulo të Brazilit ku mendohej se fshihej Drimadha. Droga ishte e paketuar në kuti me logo të Louis Vuitton dhe destinacion përfundimtar kishte Antwerp në Belgjikë. Së bashku me drogën u gjetën dhe armë dhe një USB në të cilin Drimadha kishte filmuar një ngarkesë kokaine të futur në anijet në portin e Sao Pauolo në Brazil dhe do të shkonte në Belgjikë. Ishte pikërisht kjo USB që faktoi trafikun e drogës, ndërsa bëri që policia Braziliane të jepte sinjalin homologëve në Portugali për të ndaluar jahtin e Altin Drimadhës që i ishte drejtuar brigjeve të Lisbonës. Gjatë kontrollit të jahtit u zbuluan edhe 650 kg kokainë tjetër po e paketuar në kutitë me logo të Louis Vuitton.

Operacioni u zhvillua në 7 dhe 8 qershor ndërsa në kërkim janë shpallur Altin Drimadha dhe ‘bosi’ shqiptar i kokës së grupit kriminal. Shqiptari është koka e një grupi kriminale që vepron në Australi dhe identifikimi i tij u bë përmes një tatuazhi që e kanë të gjithë anëtarët e bandës. Në pranga kanë përfunduar 2 shoqëruesit e Drimadhës në Brazil dhe 13 persona që ndodheshin në bordin e jahtit të tij që po shkonte në Portugali.

Gjatë dy operacioneve u sekuestruan 1 ton kokainë,  230,000 dollarë amerikanë, 60,000 dollarë australianë, 6 pushkë sulmi AK 47, një USB dhe 4 telefona celularë të koduar. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa