10:47 / 16.06.2022
Zhduket gruaja nga Suhareka, rastin e raporton burri i saj
Kimete Kasumi/ RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është raportuar si e zhdukur në Suharekë të mërkurën.
"Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Policia është duke hetuar rastin", thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.