Skenderaj, kapen 35 bimë kanabis sativa në shtëpinë e një qytetari
Kronika

Skenderaj, kapen 35 bimë kanabis sativa në shtëpinë e një qytetari

Kimete Kasumi/ RTKlive

Policia e Kosovës ka gjetur dhe më pas shkatërruar 35 bimë të mbjella të kanabis sativa në shtëpinë e një personi në fshatin Klinë e Ulët e Skenderajt.

Sipas raportit të policisë, i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

"Fsh. Klinë e ulët, Skenderaj 16.06.2022 – 10:00. Njësia policore gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, ka gjetur dhe shkatërruar 35 bimë të mbjellura të Kanabis Sativa, 182 fara të bimëve narkotike, një grinder dhe një peshore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa