Policia jep hollësi për vrasjen në Vërmicë
Foto: RTKlive
Kronika

Policia jep hollësi për vrasjen në Vërmicë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Policia e Kosovës ka dhënë hollësi për vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri-shtetas sirian në fshatin Vërmicë të Prizrenit.

Sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 00:42, policia në Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrirë para derës së shtëpisë së ankuesit, në fshatin Vërmicë të Prizrenit dhe reagimi policor ka qenë i menjëhershëm.

“Më të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka vërejtur një person të shtrirë dhe të gjakosur në tokë, është kontaktuar emergjenca e cila ka dal në vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, në këmbën e majtë të lënduarit, është një plagë ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jetë nga arma e zjarrit. Personi i lënduar është K.A, i lindur në vitin 2006, shtetas Sirian. I njëjti është duke u trajtuar në repartin Ortopedik në Spitalin Rajonal në Prizren. Sot rreth orës 16:40,patrulla policore Kufitare e Vijës se Gjelbër, gjatë patrullimit në fshatin Vërmicë kanë hasur në një trup të pajetë. Sipas dyshimeve të para ky rast ndërlidhet me rastin e një nate më parë, ku ka qen i plagosur një shtetas sirian. Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar i shtetit, hetuesit rajonal, hetues nga pika kufitare e Vërmicës, hetues nga policia e Shtetit Shqiptar nga rajoni i Kukësit, hetues nga krimi i organizuar Prishtinë. Ekipi i Krim teknikes gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka gjetur një armë të zjarrit pistoletë, një karikator me gjashtë fishek, cal. të pa njohur, një telefon dhe disa gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë. Rasti mbetet nën hetime.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa