10:20 / 19.06.2022
S’merren vesh për ekskursione, lipjanasi sulmon një person tjetër
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një mosmarrëveshje për ekskursione ka dërguar në një rast të sulmit fizik në Lipjan.
Sipas policisë personi i arrestuar për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me disa ekskursione e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull.
I arrestuar është dërguar në mbajtje.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me disa ekskursione e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin 24-orësh të policisë.