Një 45-vjeçar humb jetën në një vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë
Kronika

Një 45-vjeçar humb jetën në një vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë

RTKlive

Një person ka humbur jetën në një vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:31, në Parallovë të Novobërdës, njofton Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24 orësh.

Drejtuesi i mjetit shqiptar, shtetas i Kosovës (1977), ka pësuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga Policia e Kosovës - trafiku rajonal në Gjilan.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa