Blinaja, vend atraktiv për t`u vizituar
Kosovë

Blinaja, vend atraktiv për t`u vizituar

Fatos Cervadiku / RTK

Blinaja është një nga vendet më atraktive për t’u vizituar në Kosovë. Ky vend është nën mbrojtje të shtetit dhe aty bëhet kultivimi i kafshëve të egra.

Por, Blinaja ka edhe diçka të veçantë brenda vetes. Liqeni akumulues është një nga bukuritë e shumta që ka Blinaja. Përveç tij, janë edhe 31 të tjera që shërbejnë për nevojat e kafshëve. Këto liqene janë të pasura edhe me peshq. Rezervati i gjuetisë, Blinaja përfshin një hapësirë prej 3 mijë hektarësh, e cila është nën mbrojtje të veçantë. Përgjegjësit tregojnë se mirëmbajtja e kësaj hapësire nuk është e lehtë.

Në Blinajë, 90 % të sipërfaqes janë pyje cungishte. Pjesa tjetër janë pyje të larta, livadhe, kullota e sipërfaqe ujore.

Kronika në vazhdim sjell më shumë detaje nga Blinaja:
 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa