09:00 / 20.06.2022
Aksident trafiku me të lënduar
Jeton Musliu / RTKlive
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Në lagjen “Velania” në Prishtinë një i ri me motoçikletën e tij është aksidentuar me një veturë.
Për t’i dalë në ndihmë të lënduarit që ngiste motoçikletën, në vendin e ngjarjes erdhi edhe automjeti i ndihmës së shpejtë.
Ndërkohë, policia doli në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer hetimet e nevojshme.
Bazuar në të dhënat e policisë, gjatë muajve të verës, numri i aksidenteve në trafik është dukshëm më i lartë sesa gjatë stinëve të tjera.























