10:26 / 22.06.2022
Vdes një foshnje nëntëmuajshe në Rugovë, policia nis hetimet
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një foshnje nëntëmuajshe ka vdekur në Rugovë të Pejës.
Sipas policisë foshnja është dërguar në spital pa shenja jete.
"Rugovë , Pejë 21.06.2022-15:40. Raportohet se në Spitalin Rajonal Pejë është sjellë pa shenja jete një foshnje nëntë muajsh. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion", thuhet raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.