Konfirmon policia, shpërthimi në Prishtinë ndodhi në orën 03:00 pas mesnate
Foto: Fatos Cërvadiku/RTK
Kronika

Konfirmon policia, shpërthimi në Prishtinë ndodhi në orën 03:00 pas mesnate

Jeton Musliu/RTKlive

(E plotësuar) Policia e Kosovës e konfirmon për RTKlive, shpërthimin e sotëm që dyshohet të ketë qenë një granatë dore, në lagjen "Dardania" në Prishtinë. 

 

"Rreth orës 06:30, është raportuar se në rrugën "Dalmatët" në Prishtinë , një veturë është dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes", deklaron Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

"Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth".

Policia deklaron se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga informacionet e para, dyshon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërkohë që nuk është raportuar për të lënduar.

"Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore".

Aktualisht policia sqaron se ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Shpërthen një granatë në Prishtinë, dëmtohen tri vetura

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë dyshohet se dikush ka hedhur një granatë dore në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e paraditës së sotme. Si pasojë e kësaj, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë, tri vetura të parkuara që ndodheshin afër, janë dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës e cila është duke kryer hetimet e nevojshme.

Deri më tash, policia nuk ka dhënë sqarime të tjera për rastin, por pritet që të deklarohet pak më vonë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa