15:54 / 22.06.2022
Aksident trafiku në qendër të Prishtinës
Jeton Musliu/ RTKlive
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta në qendër të Prishtinës.
Më saktësisht, aksidenti ka ndodhur tek udhëkryqi, afër konvikteve të UP-së.
Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete.
Një autobus i kompanisë "24 Yjet" që qarkullon në relacionin Prishtinë-Hajvali- Prishtinë (relacioni 10), një kamion dhe dy autojmete, janë përfshirë në këtë aksident.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, kurse policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin
























