09:25 / 23.06.2022
Ferizaj, zhduket një grua
Kimete Kasumi/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga Ferizaj është zhdukur.
Sipas policisë rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:50.
"Ferizaj 22.06.2022 – 11:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet", thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.