Gjendet një person i vdekur në ballkonin e një dhome në Pejë
RTKlive
Kronika

Gjendet një person i vdekur në ballkonin e një dhome në Pejë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Një person është gjetur i vdekur në Pejë të mërkurën.

"Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në ballkonin e një dhome ka vërejtur  viktimën mashkull kosovar të shtrirë. Njësitë relevante policore dhe një ekipi i ndihmës së shpejtë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është  konstatuar vdekja  e viktimës", sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat që i shërbejnë hetimit të rastit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa