10:06 / 24.06.2022
Rahovec, gjendet i vdekur një person
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas policisë trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu bërë obduksioni.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”.























