Nesër hapet pishina e Gërmisë
BKT
Foto: Facebook
Kosovë

Nesër hapet pishina e Gërmisë

F.Sertolli / RTKlive.com

Pishina e vetme e kryeqytetit nga nesër ditë e shtunë, 25 qershor hapë sezonin veror 2022.

Dyert për gjithë qytetarët do te hapen nga ora 10:00.

Sipas një njoftimi për media thuhet se menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

“NPL “Sport Marketing” do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit. Edhe këtë sezonë hyrja për të rritur do të mbetet e njëjta 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro.


MË SHUME NGA Kosovë