Policia jep detaje rreth plagosjes në Prishtinë
Kronika

Policia jep detaje rreth plagosjes në Prishtinë

F.Sertolli / RTKlive.com

Një person është mbetur i plagosur me armë zjarri sot në rrugën "Rinia" në Prishtinë.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy shtetasit e Kosovës me inicialet Sh. S, 17 vjeç dhe A, A, 26 vjeç, si dhe shtetasin e huaj me inicialet S. A.

Policia e Kosovës tregon se me të marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

“Ndërkohë që të plagosurit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç' rast në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe një copë fishek të kalibrit të njëjtë. Thellimi i hetimit policor me synim , identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve ka rezultuar me kapjen e tyre nga ana e policisë dhe për rrjedhojë me aktvendim mbi ndalimin e personave të arrestuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit tre të dyshuarit e përfshirë në rast; Sh. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A, A mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,S. A, mashkull, 30 vjeç, shtetas i huaj, janë dërguar në mbajtje në dyshimet për veprat penale "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" si dhe "Mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës", thuhet në njofitm e Policisë së Kosovës.


Eurokoha
Vjosa
APR