Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj shtetases maqedonase, arrestohet kosovari
Kronika

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj shtetases maqedonase, arrestohet kosovari

RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan, më 26 qershor, është arrestuar një shtetas kosovar, për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër shtetase e Maqedonisë së Veriut”, njofton zyra për unformim e PK-së.

Bëhet e ditur se, viktima lidhur me rastin është intervistuar ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në 24 orët e fundit, në vend, pati 22 të lënduar nga aksidentet në trafik, u shqiptuan 1425 tiketa trafiku, u arrestuanë15 persona, u morën në mbajtje 9 persona, kurse një person u dërgua në vuajtje të dënimit.


Eurokoha
Vjosa
APR