35 raste të reja me COVID-19
BKT
Kosovë

35 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 200 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës”, njofton MSH.

Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Bëhet e ditur se nga 200 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.399. Në total numri i rasteve aktive është 270.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "COVID19 BASHKE IA DALIM! Të vaksinuar brenda 24 orève x REPUBLIKA KOSOVES MINISTRIAE MINISTRIAESHENDETESISE SHENDETESISE Të vaksinuar me nje doze Doza të administruara në total 903.387 1.830.405 Të vaksinuar me dy doza PERDITÄSIMI FUNDIT 27 QERSHOR, 2022 Testime brenda 24 orève 823.674 Doza tẽ treta/përforcuese 200 103.145 Raste pozitive Vdekje 35 Pozitiviteti rasteve Tẽ shëruar 17.5% 15 Raste aktive 270"


MË SHUME NGA Kosovë