Policia konfiskon veturën që dyshohet se iu mor malazezit
Kronika

Policia konfiskon veturën që dyshohet se iu mor malazezit

N. Mekolli /RTKlive.com

Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet se një kosovar i ka marr veturën një shtetasi malazez dhe nuk ia ka kthye më.

“Viktima mashkull shtetas malazez ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka marrë një veturë nga ai dhe nuk e ka kthyer më. Njësitë policore kanë shkuar tek shtëpia e të dyshuarit dhe e kanë gjetur dhe sekuestruar veturën”, thuhet në raportin e PK-së.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Në 24 orët e fundit, në vend, pati 22 të lënduar nga aksidentet në trafik, u shqiptuan 1808 tiketa trafiku, u arrestuanë17 persona, u morën në mbajtje 12 persona.


Eurokoha
Vjosa
APR