16:31 / 28.06.2022
SBASHK paralajmëron protesta në shtator
RTK
Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka paralajmëruar protestë në shtator, pasi thotë se qeveria nuk po i përfill kërkesat e saj.
SBASHK-u ka bërë me dije se bashkërisht me sindikatat tjera, në kuadër të BSPK-së kanë bërë
gjithë angazhimet dhe nuk i kanë ndalur përpjekjet që kërkesat legjitime të anëtarësisë të gjejnë
zgjidhje të pranueshme. Kryeministri Kurti bashkë me ministra të qeverisë së tij kanë vazhduar me
qasjen e gabueshme ndaj sindikatave dhe i kanë ikur vazhdimisht dialogut, thuhet në komunikatën e
SBAShK-ut.























