16:55 / 28.06.2022
Sonte në “RTK PRIME”, intervistë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
RTKlive
Në emisionin qendror të debatit në RTK, sonte do të intervistohet ministrja e Drejtësisë , Albulena Haxhiu.
Ndër ët tjera, ministrja Haxhiu do të flasë për debatin më të madh të kohëve të fundit në këtë fushë e që ka të bëjë me vettingun në sistemin e drejtësisë.
Gjithashtu një temë tjetër është edhe ajo për konfiskimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme.
Nën drejtimin e gazetari Bashkim Vishaj, ministrja Haxhiu pritet të flasë edhe për tema të tjera të fushëveprimit që ajo mbulon në Qeverinë e Kosovës.
Emisioni “RTK PRIME”, transmetohet nga e marta në të enjten dhe fillon në orën 20:15 minuta në RTK1.























