Dogana konfiskon 900 litra vaj kontrabandë
Foto: Dogana e Kosovës
Kronika

Dogana konfiskon 900 litra vaj kontrabandë

Jeton Musliu / RTKlive

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në veri të Mitrovicës, kanë parandaluar kontrabandimin e vajit ushqimor në sasi prej 900 litrave.

Dogana e Kosovës njofton se njësitet e antikontrabandës,  gjatë patrullimit në Mitrovicë (pjesën Veriore) kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë.

“Oficerët doganor kanë tentuar të ndalin këtë automjet por i njëjti nuk i është bindur urdhrave për të u ndalur dhe ka tentuar të ikin me automjet”, deklaron Dogana e Kosovës.

“Pas ndjekjes nga ana e njësive tona është arritur të ndalohet ky automjet, respektivisht në fshatin Zubq ku edhe është ndaluar”.

Pas kontrollimit të automjetit, Dogana deklaron se janë gjetur 900 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia i cili ishte kontrabanduar në Kosovë.

“Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”.


Eurokoha
Vjosa
APR