23:08 / 29.06.2022
Obiliqi të premten do të ketë reduktime të ujit
Për shkak të punimeve të planifikuara, banorët e Obiliqit nuk do të kenë ujë të pijshëm të premten nga ora 09:30-15:00.
Kjo është bërë e ditur nga KRU Prishtina përmes një njoftimi për medie.
“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve të planifikuara teknike në gypin kryesor furnizues, pasnesër 1 korrik e premte, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Obiliqit duke filluar nga ora 09:30-15:00”, thuhet në njoftim.