Obiliqi nesër tërë ditën pa furnizim me ujë pijshëm
Foto: RTKLive
Kosovë

Obiliqi nesër tërë ditën pa furnizim me ujë pijshëm

Jeton Musliu / RTKlive

Nesër, duke nisur nga ora 9:30 deri në orën 15:00, Obiliqi nuk do të furnizim me ujë të pijshëm.

Kjo për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit.

Kjo është bërë e ditur nga KRU “Prishtina” përmes një njoftimi për media.

 “Ju njoftojmë se për shkak të punimeve të planifikuara teknike në gypin kryesor furnizues, me 1 korrik, ditë  e premte, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Obiliqit duke filluar nga ora 09:30-15:00”, shkruan në njoftim.

KRU “Prishtina” apelon tek qytetarët që të kursejnë ujin e pijshëm. Kjo për shkak se edhe kuotat e akumulimit në dy liqenet, Badovc e Batllavë kanë rënë në nivele të ulëta.


APR
Romay Lift