Mosmarrëveshje dhe rrahje rreth pronës, arrestohen shtatë persona
Kronika

Mosmarrëveshje dhe rrahje rreth pronës, arrestohen shtatë persona

N. Mekolli /RTKlive.com

Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë, dje janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, pas një zënke rreth një prone që pritet të trashëgohet.

“Janë arrestuar shtatë  të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone që pritet të trashëgohet janë rrahur mes vete. Lëndime trupore kanë pësuar të gjithë të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar  dërgohen mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.

Në 24 orët e fundit, në vend, pati 21 të lënduar nga aksidentet në trafik, u shqiptuan 2001 tiketa trafiku, u arrestuanë46 persona, u morën në mbajtje 39 persona.


APR
Romay Lift