Arrestohen disa persona nga Policia e Kosovës gjate 24 të fundit
Shkurta Rrahmani / RTKlive
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, në rajonin e Prishtinës.
Në Rrugën B në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte këputur kabllot e rrymës si dhe kishte ndalur ujin në lokalin pronë e ankuesit mashkull kosovar. Sipas ankuesit ai dhe i dyshuari kishin pas mosmarrëveshje është me herët. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.
Po ashtu edhe një femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë ndaj saj. Në lidhje me rastin është intervistuar edhe i dyshuari. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Dhunë në familje ka pasur edhe në Gllogoc, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.