10:34 / 02.07.2022
Një vajzë e mitur është zhdukur të enjten në Fushë Kosovë
Shkurta Rrahmani / RTKlive
Rastin në polici e ka paraqitur nëna e saj mesditës e së premtes, ku ka njoftuar se e mitura ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.
“Me datën 01.07.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e cekur vajza e sajë e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj”, njofton policia.