Vdes një person nga Podujeva në QKUK
Kronika

Vdes një person nga Podujeva në QKUK

Shkurta Rrahmani / RTKlive

Një person ka vdekur dje në QKUK, si pasojë e plagëve të marra në një lëndim aksidental të ndodhur ditë më parë në Podujevë.

Sipas policisë, ai ishte lënduar më 26 qershor dhe trajtohej në QKUK, ku edhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull kosovar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.  


APR
Romay Lift