12:02 / 04.07.2022
Arrestohen tre të dyshuar meshkuj kosovarë
Valbona Thaçi/RTKLive
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se është raportuar se në Prishtinë ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të disa personave, lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe është konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë.