14:18 / 04.07.2022
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Albert Mujës
J.Musliu/RTKlive
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se është arrestuar personi me iniciale L.B., i dyshuar për vrasjen e të riut Albert Muja.
“Me urdhër të prokurorisë i dyshuari është ndaluar, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit” njofton prokuroria.
Vrasja ka ndodhur me 29 tetor 2021 kur viktima Albert Muja, u ther me thikë. Ai ndërroi jetë një ditë më vonë, më 30 tetor, në QKUK.
Rasti ndodhi pas një mosmarrëveshje e cila ka çuar në përleshje mes viktimës dhe disa personave të dyshuar.