Vrasje në tentativë në Prekaz të Poshtëm
Foto: RTKLive
Kronika

Vrasje në tentativë në Prekaz të Poshtëm

J.Musliu/RTKlive

Policia ka konfirmuar se mbrëmë pas mesnate, kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri në fshatin Prekaz të Poshtëm të Skenderajt.

Sipas policisë, të shtënat kanë ndodhur rreth orës 1:30 pas mesnate. Policia deklaroi se në lidhje me rastin, është arrestuar një person.

“Sot më date 04.07.2022 rreth orës 01:30 është raportuar se derisa ka qenë një automjet në lëvizje, është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur”, deklaroi zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.

Sipas saj, kjo është iniciuar si rast vrasje në tentative.

“Pas një punë policore është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar A.J, 31 vjeçar, ku si prove materiale është konfiskuar një armë, një karikator i zbrazur dhe 8 gëzhoja”, deklaroi policia.

Ajo deklaroi se me urdhër të prokurorit të dyshuarit në fjalë, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë.


APR
Romay Lift