Nga viti 2023, në Kosovë mësimi parashkollor bëhet obligativ
Foto: Arbërie nagavci/Facebook
Kosovë

Nga viti 2023, në Kosovë mësimi parashkollor bëhet obligativ

Jeton Musliu / RTKlive

Të gjithë fëmijët e Kosovës, nga viti shkollor, 2023-2024, mësimin parashkollor do ta kenë obligativ.

Ky është një nga vendimet ë u mor sot në qeverinë e Kosovës me rastin e miratimit të Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi se me miratimin e këtij projektligji, shënohet edhe një hap drejtë zhvillimit të përgjithshëm të sistemit edukativ e arsimor, social e ekonomik. 

Nagavci u shpreh se është shumë e lumtur që është përfunduar me sukses Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.

“Përmes këtij projektligji do të rregullojmë për më të vegjlit tanë, ofrimin e edukimit në të gjitha format e organizimit që nga lindja deri në moshën 6 vjeçare”, deklaroi ministrja e Arsimit. 

Sipas saj, ndër të tjera, ky projektligj do të përfshijë edhe koordinim ndërsektorial, edukim në familje, ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore, sigurim e rregullim të materialit didaktik, monitorim të punës edukative dhe aftësim të dadove.

Aktualisht, mësimi obligativ në Kosovë është nga klasa e parë deri në të nëntën.

Sidoqoftë, tash për tash, jo në të gjitha shkollat e vendit, aplikohet mësimi parashkollor.


APR
Romay Lift