Nuredin Lushtaku dërgohet në mbajtje për 48 orë
Kronika

Nuredin Lushtaku dërgohet në mbajtje për 48 orë

KP

Ish-nënkryetari i Skenderajt Nuredin Lushtaku është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kështu tha Valon Preteni, zëdhënës i prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Po, është dërguar në mbajtje”, tha Preteni.

Ai shtoi se Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimin ndaj Lushtakut dhe dy personave të tjerë me inicialet P. L dhe A.L.

Preteni tha se seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Lushtakut dhe dy të tjerëve është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore dhe pritet të vendoset se çka do të ndodhë tutje.

Ish-nënkryetari i Skenderajt dyshohet se më 2 korrik rreth mesnatës së bashku me familjarët i kishte sulmuar policët të cilët e kishin gjobitur djalin e tij.

Dy nga ta kanë pësuar lëndime. Njëra nga ta ishte plagosur me armë zjarri në këmbë derisa tjetri kishte marrë plagë në kokë nga mjeti i fortë.


APR
Romay Lift