21 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
Rtklive
Foto: RTKLive
Kronika

21 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

Valbona Thaçi/RTKLive

Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 21 aktakuza ndaj 23 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 20 persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit të nëntë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, ka paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave, si dhe, ka ngritur 15 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një  person të dyshuar, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy  personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë  persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar.

Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka bërë dy  kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy  persona, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një  aktakuzë kundër një  personi.


MË SHUME NGA Kronika