Parandalohet një rast i kontrabandës me emigrantë në Vërmicë
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Parandalohet një rast i kontrabandës me emigrantë në Vërmicë

V.Thaçi/RTKlive

Policia e Kosovës njofton se ka parandaluar një rast të kontrabandës me emigrantë, në Vërmicë.

Gjashtë emigrantë janë hasur në një ambulancë, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

“Sot, më 05.07.2022 rreth orës 05:30, patrulla policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Vërmicë, ka ndaluar një automjet, (auto-ambulancë) me targa vendore dhe gjatë kontrollimit, në automjet janë hasur gjashtë emigrantë ilegal (tre shtetas Sirian dhe tre shtetas nga Bangladeshi). I dyshuari mashkull, shtetas kosovar, i moshës 45 vjeçare është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i PTH Prizren”, thuhet në njoftim.

Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore dhe emigrantët do të trajtohen në bazë të procedurave.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme


MË SHUME NGA Kronika