Kontrabandë migrantësh me auto-ambulancë
Foto: Policia e Kosoves
Kronika

Kontrabandë migrantësh me auto-ambulancë

J.Musliu/RTKlive

Parandalohet një rast i kontrabandës me emigrantë në Vërmicë, ishin futur në autoambulancë.

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me emigrantë, në Vërmicë.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se gjashtë emigrantë janë hasur në një ambulancë.

“Gjatë kontrollimit, në automjet janë hasur gjashtë emigrantë ilegal (tre shtetas sirian dhe tre shtetas nga Bangladeshi)", deklaron policia.

"I dyshuari mashkull, shtetas kosovar, i moshës 45 vjeçare është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i PTH Prizren”, shkruan në njoftim.

Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore dhe emigrantët do të trajtohen në bazë të procedurave.


APR
Romay Lift