"Beteja për bukën" sonte temë debati në `RTK PRIME`
Foto: RTKLive
Kosovë

"Beteja për bukën" sonte temë debati në `RTK PRIME`

RTKlive

Agresioni rus mbi Ukrainën ka bërë që shumë çmime të produkteve ushqimore të rriten. Mes tyre edhe ai i miellit e rrjedhimisht edhe i bukës.

Punimi i tokës është lënë anash në Kosovë për shumë vite. E kjo për shumë arsye. Rritja edhe e çmimit të derivateve dhe tregu jo i sigurt ka bërë që fermerët të mos jenë shumë entuziastë të merren me bujqësi. Për këtë arsye, sonte në emisionin “RTK PRIME” do të flitet pikërisht për bukën.

Sa ka Kosova rezerva të grurit dhe sa mund të prodhojë?

 A i plotëson prodhimi i brendshëm i grurit nevojat e qytetarëve për bukë?

 Cilat janë pritjet nga rendimentet e sivjetshme?

Çfarë po ndodhë me subvencionet dhe a janë ato ndihmesë për bujqit apo duhet ndryshuar mënyra e shpërndarjes së tyre?

Prandaj për këto dhe pyetje të tjerë që ndërlidhen me sigurimin e bukës, do të debatohet sonte në emisionin “RTK PRIME” me fillim në orën 20:20 në RTK1.

Të ftuar të gazetarit Bashkim Vishaj janë Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ismet Mulaj, ish ministër në këtë ministri.

Emisioni “RTK PRIME” transmetohet të martën, mërkurën e të enjten.


APR
Romay Lift