Policia gjen armë ilegale në stanet e brezit kufitar Kosovë - Shqipëri
Kronika

Policia gjen armë ilegale në stanet e brezit kufitar Kosovë - Shqipëri

N. Mekolli /RTKlive.com

Policia e Kosovës njofton se në brezin kufitarë Kosovë - Shqipëri, sot, gjatë një aksioni ka zbuluar armë te dy shtetas kosovarë.

“Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, pas një pune operativo -hetimore kanë zbuluar se bëhet fjalë për dy shtetas kosovar me iniciale (h. M. viti i lindjes 1954 dhe Sh .R. viti i lindjes 1960, të cilët posedojnë armë dhe ato i mbajnë në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë –Shqipëri në vendin e quajtur Pllaçica e Junikut”, thuhet në këtë njoftim.

Bëhet e ditur se sot me urdhër të gjykatës kompetente, në orët e hershme të mëngjesit është realizuar plani operativ i koduar “Bjeshka 2022”, ku është bërë bastisja në dy objekte (stane) në bjeshkën e Junikut.

“Në të dy stanet janë gjetur provat/dëshmitë materiale si në vijim; dy armë AK-47 (kallashnikovë), njëzet e pesë copë fishek të kalibrit 7.62 mm dhe tre karikatorë për armë AK-47. I dyshuari i parë ( Xh. M), pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti është ftuar për interviste nga hetuesit kompetentë për procedurë të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


APR
Romay Lift