Policia arreston taksistin që ia grabiti pasagjerit 2,500 euro
Rtklive
Foto: RTK
Kronika

Policia arreston taksistin që ia grabiti pasagjerit 2,500 euro

Emine Hoti/RTKlive

Policia njofton se një taksist është arrestuar nën dyshimin pasi të hënën mbrëma duke e dërguar me “taxi” një person pasagjer në destinacionin e kërkuar, dhe në ndalim për të marr edhe një udhëtar tjetër (bashkëpunëtor) kanë përdor spreji-OC ndaj pasagjerit, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se më datën 05.07.2022, pas një pune hetimore nga hetuesit  e Stacionit Policor Vushtrri në bashkëpunim me Hetimet Rajonale, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar F.I, 31 vjeçar, për veprën penale “Grabitje”.

Arrestimi i  të dyshuarit është bërë mbi dyshime të bazuara, ku i dyshuari dyshohet se më 04.07.2022, rreth orës 21:35, duke e dërguar me ‘Taxi’ viktimën ne distinacionin e kërkuar, dhe në ndalim për të marr edhe një udhëtar tjetër është përdor e spreji-OC ndaj viktimës, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit F.I, 31 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor dhe ndaj tij është iniciuar vepra penale ‘Grabitje’.


MË SHUME NGA Kronika