10:19 / 06.07.2022
Rrahu ish-bashkëshorten, arrestohet
Emine Hoti/RTKlive
Një person është arrestuar në Gjilan të martën pasi dyshohet për dhunë në familje.
Siç njofton Policia ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij, derisa ajo ishte në orarin e punës.
“Gjilan 05.07.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa viktima femër kosovare ishte në orarin e punës ishte sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas Policisë të martën në Kosovë janë raportuar edhe katër raste të tjera të dhunës në familje; në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në Pejë, një në Malishevë dhe një tjetër në Mitrovicë.