Theren me thikë dy persona, një i arrestuar
Rtklive
Foto: RTK
Kronika

Theren me thikë dy persona, një i arrestuar

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë, në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje”.

Siç njoftohet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës të dyshuarit kanë therur me thikë dy persona duke iu shkaktuar lëndime trupore.

“Rr. Muharrem Fejza (NN) 05.07.2022 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se bashkë me një tjetër të dyshuar mashkull kosovar i cili gjendet në arrati kanë sulmuar me thika dy viktimat meshku j kosovarë duke iu shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa njësitë relevante policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar dy thika të cilat dyshohet se janë përdorur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika