10:57 / 06.07.2022
Vajza ngacmohet seksualisht nga një taksist
Emine Hoti/RTKlive
Një vajzë ka raportuar në polici se më 26 qershor është ngacmuar seksualisht nga një taksist.
“NN (NN) 26.06.2022 – 03:20-03:45. Ankuesja femër ka raportuar se me datën e lartë cekur, është ngacmuar seksualisht nga taksisti”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh nga Policia e Kosovës.
Në lidhje me rastin policia njofton se është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.