11:17 / 06.07.2022
Dy aktakuza dhe 15 të ndaluar në 24 orët e fundit nga Prokuroria
RTKlive
Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore në vend janë ngritur dy aktakuza ndaj dy personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, bën të ditur Prokurori i Shtetit.