Gazetari Kastriot Myftaraj i jep fund jetës së tij
BKT
Foto: Kastriot Myftaraj/ Facebook
Kronika

Gazetari Kastriot Myftaraj i jep fund jetës së tij

J. Musliu/ RTKlive

Mesditën e sotme gazetari Kastriot Myftaraj ka kryer vetëvrasje. Dyshohet se ai është hedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Policia në Tiranë njoftoi se Myftaraj ka ndërruar jetë nga plagët e marra.


“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastriot Myftaraj, 60 vjeç”, deklaroi policia.


Në momentin që kreu aktin e rëndë në banesën e tij ka qenë edhe e ëma, 90-vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ai së fundi ishte drejtues i emisionit debatues “Ju flet Moska”, që transmetohej në një nga televizionet e Tiranës.


MË SHUME NGA Kronika