10:09 / 08.07.2022
Vodhi para dhe rroba në një shtëpi, arrestohet
Emine Hoti/RTKlive
Është arrestuar një i dyshuar për vjedhje në fshatin Qyshk të Pejës.
Në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari vodhi para dhe rroba në një shtëpi.
“Një i dyshuar kosovar është arrestuar për shkak se kishte vjedhur nga shtëpia e viktimës para kesh dhe disa rroba”, shkruan në raportin e saj PK-ja.
Tutje njoftohet se të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit dhe se për shkak të gjendjes jo të mirë mendore ai gjendet në spitalin psikiatrik në mbikëqyrje të policisë.























