10:26 / 08.07.2022
Arrestohet e dyshuara për vjedhjen e parave për bamirësi
Emine Hoti/RTKlive
Është arrestuar e dyshuara për vjedhjen e një kutie në xhami me para që grumbulloheshin për bamirësi.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në Gjakovë, më 20 qershor në orën 21:10.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për arsye se ditë më parë dyshohet se kishte vjedhur nga barnatorja e ankuesit kosovar një kuti xhami në të cilat kishte para që i grumbullonin personat për bamirësi”, thuhet në raportin 24-orësh.
E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























