10:26 / 08.07.2022
Në punëtorinë e tij gjen fishekë, Policia heton rastin
Emine Hoti/RTKlive
Një person ka njoftuar policinë se në punëtorinë e tij për përpunimin e drurit derisa ka qenë duke prerë një dru ka hasur në disa fishekë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Han të Elezit të enjten në orën 15:00, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se në punëtorinë e tij për përpunimin e drurit derisa ka qenë duke prerë një dru ka hasur në disa fishekë. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për 113 fishekë, 7 gëzhoja dhe katër predha të kalibrit 7.62mm të cilat janë sekuestruar”, thuhet në raport.























