Sonte në “Lajmi i Fundit” në RTK, intervistë me Viola von Cramon-Taubadel
BKT
Foto: Viola von Cramon-Taubadel/Twitter
Kosovë

Sonte në “Lajmi i Fundit” në RTK, intervistë me Viola von Cramon-Taubadel

RTKlive

Sonte në RTK, intervistë ekskluzive e Viola von Cramon-Taubadel, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Politikania gjermane do të flasë sonte në emisionin “Lajmi i fundit” në RTK, për shumë tema që ndërlidhen me Kosovën dhe situatën aktuale politike.

Votimi i rezolutës për Kosovën nga Parlamenti Evropian dhe thirrja e këtij institucioni të BE-së që Kosova dhe Serbia të njohin njëra-tjetrën, do të jetë një nga temat që do të diskutohet në këtë intervistë.

Temë tjetër do të jetë edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, arsyet që kanë çuar në këtë bllokim si dhe mundësinë që një gjë e tillë të tejkalohet.

Çfarë duhet të bëjnë më shumë institucionet e  Kosovës që liberalizimi i vizave të ndodhë? Pse Franca e Holanda po hezitojnë? Kur mund të ndodhë kjo?

Këto dhe pyetje për tema të tjera, përgjigje pritet të japë Viola von Cramon-Taubadel, në intervistën për magazinën informative “Lajmi i fundit” që transmetohet çdo mbrëmje, nga e hëna në të premten, me fillim në orën 22:30.

 


MË SHUME NGA Kosovë